Zbardhja e dhëmbëve
Zbardhja e dhëmbëve sot në botë është intervenimi më i shpeshtë ne stomatologjine estetike tek te rrinjët.Realizohet përmes metodave të ndryshme,që në esencë ndahet në zbardhjen në klinikë dhe në shtëpi. Zbardhja në klinik arrihet përmes llampave bashkohore për zbardhjen e dhëmbëve,ku rezultatet arrihen për vetëm 1 orë. Për këtë qëllim posedojmë llampën e prodhuesit Nr.1 ne botë ZOOM!, që garanton rezultate edhe në rastet me delikate.

Zbardhja e dhëmbëve
Cka eshte ZOOM! Sistemi për zbardhjen e dhëmbëve?
Zoom! është një sistem për zbardhjen e dhëmbëve , që zbardh diskolorime te ndryshme të smaltit dhe dentinës.
Cfarë shkakton ngjyrosjen e dhëmbëve?
Ekzistojn disa shkaktarë.Ndër më të shpeshtë është mosha dhe konsumimi I substancave me ngjyre si kafja,caji,koka-kola,duhani,vera e kuqe etj.Gjatë formimit të dhëmbit përdorimi I antibiotikeve (tetraciklina) gjithashtu shkakton ngjyrosjen e dhëmbit.
Kush përfiton nga zbardhja e dhëmbit?
Pothuaj cdokush.Megjithatë,tretmani mund te mos jetë aq efektiv për disa në krahasim me të tjerët.Dentisti I juaj do ta përcaktoj nëse ju jeni kandidat potencial për këtë procedurë me anë të ekzaminimit oral dhe përcaktimit të ngjyrës.
A është zbardhja e dhëmbëve e padëmshme?
PO.Hulumtime te shumta dhe studime klinike indikojnë qe zbardhja E dhëmbëve nën kontroll te dentistit është e sigurt.Në fakt,shumë dentist e konsiderojnë zbardhjen si procedurën më të sigurt te mundshme ne stomatologjine estetike.
Sa zgjasin rezultatet?
Duke I përcjellur disa këshilla të thjeshta pas zbardhjes, dhëmbët tuaj do të jenë cdoherë më të bardhë se më parë.Që të jenë dhëmbët tu të bardh ne rekomandojmë 2 herë ne ditë larjen e tyre dhe perdorimin e perit.
Si funksionon ZOOM! Sistemi per zbardhjen e dhembëve?
Llampa e ZOOM! Aktivizon gellin zbardhues peroksid hidrogjenin duke ezbërthyer ne oksigjen të lire,I cili depërton nëpër smalt dhe dentinë duke I zbardh substancat ngjyruese gjersa struktura e dhëmbit mbetët e pandryshuar.Studimet kanë treguar se përdorimi i dritës ZOOM! Shton efikasitetin e gellit ne 26% ose me shumë duke dhënë një përmirësim mesatarë prej 8 ngjyrave.
Cfarë përjeton pacienti gjatë ZOOM! In office procedurës?
Gjatë procedurës,pacienti rehatshëm mund të shikoj television apo te degjoj muzik.Personat me reflex të theksuar për vjellje ose anksiozet m und të kena veshtirësi gjatë gjithë procedurës.
Si kontrollohet ekspozimi nga llampa e ZOOM! ?
Sistemi zbardhues ZOOM! kërkon që të gjitha indet e buta ne brendi apo jashtë gojës të mbulohen.Dentisti duhet të monitoroj procedurën për të siguruar që ndonjë pjesë e lëkurës apo indeve te jetë e izoluar gjatë porcedurës.Syzat mbrojtëse jane të nevojshme.Personat e ndjeshëm ne dritë duke përfshirë edhe ata me terapi PUVA ( Psoralen + UV radiacion) apo fotokemioterapi ose pacientë me melanoma, nuk duhet të kalojnë nëpër procedurën e ZOOM! In office.Poashtu,edhe pacientë me terapi të barnave të ndjeshme nga drita,duhet të kosultojnë mjekun e tyre te përgjithshëm përpara procedurës.Cdokush që është i pa përshtatshëm për zbardhjen me ZOOM! In office është kandidat I mirë per ZOOM! Take-Home.
Sa zgjatë procedura me ZOOM! në ordinancë?
E tërë procedura zjgatë diku 1 orë.Procedura fillon me parapergatitjen e pacientit pastaj pason zbardhja 45 minuta.(pastrimi I dhëmbëve rekomandohet para sesionit me ZOOM!).
A ekzistojne efekte anësore?
Ndjeshmëria gjatë tretmanit mund të paraqitet tek disa pacient.Llampa ZOOM! Prodhon një nxehtësi minimale ku zakonisht eshte burim i një diskomforti.Në raste te rralla, dhimbë therëse mund të përjetohen menjëherë pas tretmanit, por që shumë shpejt largohen.

Këshillat pas zbardhjes së dhëmbëve
Urime! Ju sapo u trajtuat me sistemin me revolucionar per zbardhjen edhe dhembeve. 48 oret e ardhshme jane te rendesishme per ngritjen e rezultateve tuaja te zbardhjes per nje kohe me te gjate, ne nje buzeqeshje te shendosh dhe shkëlqyes.
Në 48 oret e ardhshme nuk duhet te perdoret ushqimi me ngjyre:
* Kafe apo çaj
* Boronicë, Manaferre
* Duhani
* Senf apo keçup
* Coca Cola
* Verë e kuqe
* Sos me ngjyre
Kujdesi Plotesues per mirembajtje vizelluese te buzeqeshjes suaj:
Shmangu kohe pas kohe ushqimit me ngjyre
Praktiko higjiene te mire orale duke perfshire larjen me furce 2 here ne dite, perdorimin e perit per largimin e ushqimit ndermjet dhembeve, pastrimine gjuhes.